“O servili Ramës”, protestuesit lajnë me vezë Bledi Manen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.10.2026, 17:36

Bledi Mane është vënë në shënjestër të protestuesve, të cilët i kanë hedhur vezë , duke e goditur në kokë dhe në trup.

Pas incidentit, gazetari është përballur me disa prej tyre duke i kapur me duar dhe kërcënuar, ndërsa situata ka rrezikuar të përshkallëzohet në përplasje fizike.

Në pamjet e bëra publike dëgjohen edhe thirrje kundër gazetarit, mes tyre edhe etiketime si “servil i Ramës”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione dhe incidente të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit