Videot intime: Egzona Ademi paraqitet në polici, përjashton kompozitorin si shpërndarës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.10.2026, 14:48

Videot intime të regjistruara nga kamerat e sigurisë në banesën e kompozitorit Adrian Hila vijojnë të qarkullojnë në rrjet, ndërsa ka ardhur dhe denoncimi.

Denoncimin e parë e ka bërë një prej grave që shfaqet në pamje, këngëtarja nga Kosova, Egzona Ademi. Ajo ka dhënë deklarimet e saj për rrethanat e ngjarjes dhe ka denoncuar personin që dyshon se ka shpërndarë materialet.

Sipas dëshmisë së saj, Ademi ka përjashtuar Adrian Hilën si personin që ka nxjerrë videot dhe ka përmendur me emër një person që, sipas saj, ka qenë ndër të parët që ka publikuar pamjet në portale.

Në kuadër të hetimit, deri tani janë marrë katër deklarime. Në polici kanë dëshmuar këngëtaret Eli Fara, Blerina Matraku dhe Egzona Ademi, si edhe vetë Adrian Hila.

Kompozitori ka deklaruar se pamjet e regjistruara në ambientet private janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, sistemet e kamerave të sigurisë në banesë janë hakeruar.

Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, e cila parashikon dënim me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Në kuadër të verifikimeve është kontaktuar edhe këngëtari i ri Gentian Hoxha, i cili shfaqet në disa prej pamjeve intime me kompozitorin. Sipas deklarimit të tij, marrëdhënia ka qenë me pëlqim dhe ka nisur pasi ai kishte arritur moshën madhore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit