Deputeja socialiste-protestuesve: Keni nevojë për psikolog

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2026, 14:27

Protestuesja Arvina lleshi, bashkë me protestuesit e tjerë të mbledhur sot para Kryesisë së Kuvendit i kanë bërë pritë deputetes socialiste Kiduina Zaka në dalje të Kuvendit.

Me thirrjen "hajdute", protestuesit i kanë kërkuar llogari deputetes socialiste të Fierit lidhur me postimet e saj negative për protestat e popullit të zhvilluar prej muajsh.

"Ti je hajdute e Ramës, zare e Belindës", është dëgjuar të thotë protestuesja, teksa deputetja e irrituar i ka sugjeruar asaj dhe protestuesve të tjerë seanca me psikologë për të kontrolluar emocionet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit