Dasmorët laçianë qëllojnë me armë gjatë dasmës, plumbi përfundon në derën e qytetarit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.10.2026, 14:31

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre shqetësime serioze për të shtëna me armë gjatë një dasme në Laç, duke vënë në rrezik banorët e zonës.

Sipas qytetarit, gjatë ditës së djeshme, në një dasmë pranë banesës së tij është qëlluar me armë në ajër. Situata ka marrë një tjetër përmasë pasi, pas të shtënave, familjari ka gjetur një plumb pranë derës së shtëpisë.

“Kam fëmijët në shtëpi. Tek dera e shtëpisë kam gjetur plumbin. Po të kisha djalin jashtë duke luajtur në oborr, e kishin mbytur fare”, shkruan denoncuesi.

Ai thekson se nuk dëshiron të fajësojë apo të dëmtojë askënd, duke pranuar se bëhet fjalë për një festë familjare, por kërkon që personat që qëllojnë me armë të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe të mos drejtojnë armët në zona ku ka banesa.

“E di që kanë dasmë dhe janë në qejf, po të paktën të gjuajnë në drejtimin ku s’ka banesa, se s’ka lezet. Pastaj ai në dasmë dhe ne në mort”, shprehet ai.

Rasti është veçanërisht shqetësues pasi një plumb i dalë nga një armë zjarri nuk kontrollon se ku do të përfundojë. Një moment feste mund të kthehet në tragjedi brenda pak sekondash, sidomos kur pranë ndodhen banesa dhe fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit