Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.
Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Graçanicë, me autorizim të Prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografitë e personave të dyshuar dhe ka kërkuar informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e tyre.
Qytetarët që kanë të dhëna lidhur me këta persona mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.