67-vjeçari që akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2026, 13:51

67-vjeçari Artef Lekaj është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi prej 26 vitesh burgim. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e kishte dënuar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, vendim që mori formë të prerë pas shqyrtimit nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë viteve 2020-2021, Lekaj ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur 15-vjeçare. Pas largimit nga Shqipëria, ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u lokalizua në Brazil.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës me homologët brazilianë, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Pas mbërritjes në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Apelit, duke nisur procedurat për vuajtjen e dënimit prej 26 vitesh burgim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit