Policia publikon fotot e dy personave në Ferizaj: A i njihni? Kërkohet ndihma e qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2026, 10:31

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave që dyshohen për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 19 gusht 2026, në rrugën “Rexhep Bislimi”, brenda një qendre tregtare në Ferizaj.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, janë publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar, ndërsa qytetarët që mund t’i njohin ose kanë informacione për vendndodhjen e tyre, ftohen të kontaktojnë menjëherë Policinë.

Informacionet mund të jepen në numrin emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Policia ka bërë të ditur se çdo informacion i pranuar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit