Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, më e forta 5.2 ballë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2026, 09:50

Tre tërmete me magnitudë 4.7, 4.6 dhe 5.2 të shkallës Rihter janë regjistruar mesditën e së dielës në Adana të Turqisë. Lëkundjet u shënuan përkatësisht në orën 14:19, 14:36 dhe 14:43, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendrat e tërmeteve ndodhen rreth 21 kilometra në veriperëndim të Antirinit dhe 68 kilometra në perëndim të Kahramanmaraşit. Thellësia fokale e lëkundjeve vlerësohet në rreth 10 kilometra.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) deklaroi se deri tani nuk janë raportuar situata të pafavorshme. Ekipet në terren vijojnë punën për vlerësimin e situatës dhe verifikimin e pasojave të mundshme, ndërsa autoritetet u kanë shprehur urimet e tyre qytetarëve të prekur nga lëkundjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit