Tragjedi në Lipjan/ Porta metalike bie mbi 4-vjeçarin, humb jetën pak orë më vonë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2026, 10:07

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e 4 tetorit në fshatin Shalë të Lipjanit, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka humbur jetën pasi mbi të është rrëzuar porta metalike e oborrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45. Sipas të dhënave paraprake, vogëlushi kishte tentuar të hapte portën, kur ajo ka dalë nga vendi i fiksimit dhe është rrëzuar mbi të, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Familjarët e kanë dërguar menjëherë në Emergjencën e Drenasit, ndërsa më pas 4-vjeçari është transferuar në QKUK në Prishtinë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit