Familja e 70-vjeçarit Naxhi Cani kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai është larguar nga banesa në zonën e Plepave, në Durrës, dhe prej atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas familjarëve, Naxhi Cani vuan nga demenca, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Për rastin është bërë kallëzim në polici, ndërsa familja vijon të kërkojë ndihmë për gjetjen e tij.
Djali i 70-vjeçarit u bën apel qytetarëve që, nëse e kanë parë Naxhi Canin ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë në numrin: +355 68 318 6407
Çdo informacion, edhe nëse duket i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për familjen e tij.