Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaçanikun, ku 19-vjeçari Enver Palloshi u gjet dje pa shenja jete në fshatin Nikaj.
Sipas njoftimit të familjarëve, i riu do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00, në varrezat e fshatit Biçec.
Policia e Kosovës ishte njoftuar për rastin rreth orës 13:30. Në vendngjarje kishin mbërritur njësitet policore, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor, i cili kishte konstatuar vdekjen e 19-vjeçarit.
Nga ekzaminimet e para, sipas Policisë, nuk janë konstatuar elemente që ngrenë dyshime për përfshirjen e personave të tjerë.
Megjithatë, me urdhër të prokurorit, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Familjarët kanë njoftuar të afërmit dhe miqtë për ceremoninë mortore, ndërsa humbja e të riut ka lënë dhimbje të madhe te familja Palloshi dhe komuniteti.