Detaje nga të shtënat me armë zjarri në Ndroq: Qëllova për qejf

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2026, 07:27

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zbarqe të Ndroqit, ku u raportuan të shtëna me armë në ajër. Sipas të dhënave paraprake, tre vëllezër dhe djali i njërit prej tyre ndodheshin së bashku duke drekuar.

Gjatë qëndrimit së bashku, njëri prej tyre, i cili kishte me vete një armë gjahu tip “çifte”, ka qëlluar në ajër për qejf. Pas të shtënave, para mbërritjes së Policisë në vendngjarje, arma dyshohet se është fshehur në ferra.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, të katër personat janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë, efektivët kanë sekuestruar armën e gjahut dhe municionin, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar të gjitha rrethanat e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit