Mbeturina pranë rrugës që të çon te Teleferiku i Tiranës, turistët kalojnë pranë tyre

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.10.2026, 23:27

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e mbeturinave përgjatë rrugës që të çon drejt Teleferikut në Tiranë.

“Shikoni sa njerëz që vijnë këtu, me mijëra njerëz ditë për ditë paguajnë 1500 lekë për person. Dhe shikoni mbeturinat sa afër rrugës”, shprehet qytetari në video.

Në pamjet e dërguara shihen pirgje me shishe plastike, mbetje të ndryshme dhe materiale ndërtimi të hedhura nën pemë dhe përgjatë një kanali anësor.

Kamera tregon më pas rrugën ku janë të parkuara automjete dhe ku grupe vizitorësh ecin në drejtim të stacionit të Dajti Ekspres.

Qytetari ngre shqetësimin për kontrastin mes fluksit të madh të vizitorëve në këtë zonë dhe gjendjes së hapësirave përreth, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit