Dyshohet se ngacmonte të mitura pranë shkollës, lirohet nga qelia këngëtari në Fier

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.10.2026, 17:08

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për këngëtarin fierak Erind Xhaferaj, i cili u arrestua i dyshuar për ngacmimin e vajzave të mitura në afërsi të një shkolle.

Trupit gjykues i është dashur të marrë këtë vendim duke pranuar plotësisht kërkesën e organit të akuzës. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë si dhe caktimin e masës shtrënguese të "arrestit në shtëpi" për të dyshuarin.

Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari i çështjes nëfrazoi se ekzistonin të gjitha kushtet dhe rrethanat ligjore për caktimin e një mase më të rëndë sigurie, asaj të “arrestit në burg”. Megjithatë, mbështetur në nenin 224, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata e ka të ndaluar me ligj të caktojë një masë më të rëndë se ajo që kërkon vetë Prokuroria.

Për rrjedhojë, këngëtari Xhaferaj është liruar nga ambientet e paraburgimit dhe do të hetohet në kushtet e izolimit shtëpiak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit