“Çuna zbrisni me këmbë në tokë, mos u shtirni si dikush që nuk jeni për të impresionuar një vajzë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2026, 15:01

Një vajzë e re i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një histori që, sipas saj, duhet t’u shërbejë si “këshillë” disa meshkujve shqiptarë që përpiqen të impresionojnë vajzat duke u paraqitur si dikush që nuk janë.

Vajza tregon se një prej shoqeve të saj kishte nisur të komunikonte virtualisht me një djalë, i cili gjatë bisedave i ishte prezantuar si biznesmen. Pas disa ditësh komunikimi, ai e kishte ftuar për darkë në Durrës, duke i thënë që ajo thjesht të bëhej gati, pasi për pjesën tjetër do të kujdesej ai.

Por, sipas historisë së rrëfyer nga vajza, situata në fund të mbrëmjes doli ndryshe. Pasi konsumuan darkën, djali i kërkoi vajzës që të paguante.

Vajza sqaron se për të nuk është aspak problem që një grua të paguajë faturën e saj apo edhe të gjithë darkën. Ajo thotë se problemi qëndron te mënyra se si ishte prezantuar situata dhe te përpjekja për t’u shfaqur si një person që, sipas saj, nuk përputhej me atë që ndodhi më pas.

Mesazhi i saj për meshkujt është i drejtpërdrejtë: zbrisni me këmbë në tokë dhe mos u përpiqni të impresiononi dikë duke pretenduar se keni gjëra që në të vërtetë nuk i keni.

Në fund të fundit, sipas saj, një darkë mund të paguhet nga kushdo. Ajo që nuk blihet me një faturë restoranti është sinqeriteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit