Ekskursioni shkak xhelozie, Eraldo e dhunoi Xhuanën te Rana e Hedhun

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.10.2026, 14:55

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vdekjen e Xhuana Nikollajt, e cila më 10 mars 2026 konsumoi fostoksinë dhe ndërroi jetë në QSUT. Ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, po hetohet për “Shkaktimin e vetëvrasjes” dhe ndodhet në “arrest në burg”. Sipas dëshmisë së shoqes së saj, Aurela Hasanaj, konflikti nisi pas një ekskursioni në Berat, ndërsa më 9 mars Fizi u takua me Xhuanën pranë banesës ku ajo jetonte në Tiranë.

Sipas dëshmisë së Klodina Nikollajt, motra e Xhuanës, rreth orës 03:30 ajo i shkroi në WhatsApp duke i treguar se Fizi e kishte marrë me makinë dhe e kishte çuar në Rana e Hedhun, Shëngjin, ku pretendonte se ishte dhunuar. Xhuana i kishte dërguar edhe një fotografi ku, sipas dëshmisë, dukeshin shenja në fytyrë dhe i kishte shkruar: “Kam duru boll, smunem ma”. Pak orë më vonë ajo njoftoi familjarët se kishte konsumuar fostoksinë dhe u dërgua në QSUT, ku ndërroi jetë.

Në dosje është administruar edhe dëshmia e motrës tjetër, Silvana Kaleshi, e cila ka deklaruar se pas ndarjes në vitin 2025, Fizi e kontaktonte vazhdimisht Xhuanën dhe, sipas saj, e kërcënonte se do të vetëflijohej nëse ajo nuk kthehej me të. Prokuroria ka administruar dëshmi, komunikime telefonike dhe pamje kamerash, ndërsa gjykata ka vlerësuar se provat e mbledhura në këtë fazë krijojnë dyshim të arsyeshëm për veprën penale për të cilën Fizi po hetohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit