Furgoni i Dibrës fluturon në Rrugën e Arbrit, parakalimet e çmendura rrezikojnë jetën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2026, 12:14

Rruga e Arbrit duket se është kthyer në pistë për disa drejtues mjetesh që harrojnë se në rrugë nuk janë vetëm.

Një furgon me targa të Dibrës është filmuar duke kryer parakalime të rrezikshme, duke kaluar në korsinë e kundërt edhe kur manovra mund të përbëjë rrezik serioz për mjetet që vijnë përballë.

Denoncuesi tregon se furgoni i ka parakaluar ata dhe për pak nuk është përplasur me mjetin e tyre. Por situata nuk ndalet aty, pasi vetëm pak më përpara në rrugë shihet edhe një tjetër parakalim i rrezikshëm.

“Na parakaloi dhe nuk bëri aksident me ne. Shiko edhe përpara nesh çfarë parakalimi”, shkruan denoncuesi.

Një manovër e tillë mund të mjaftojë për të kthyer një udhëtim të zakonshëm në një tragjedi. Nuk është garë, nuk është pistë dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me jetën e të tjerëve për të fituar disa minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit