“Fluturon” mbi 110 km/h dhe parakalon në kthesë, kamioni i vogël rrezikon jetën e drejtuesve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2026, 11:36

Një drejtues mjeti ka denoncuar një situatë të rrezikshme të përsëritur në aksin Tepelenë-Levan, ku një kamion i vogël është filmuar duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Sipas denoncimit, mjeti në disa raste ka lëvizur me shpejtësi mbi 110 km/h, ndërsa rreziku është shtuar edhe më tej pasi drejtuesi ka hyrë në korsinë e kundërt për të parakaluar, madje edhe në kthesa.

Manovra të tilla në një aks rrugor ku shpejtësia dhe kushtet e rrugës kërkojnë kujdes maksimal mund të kthehen në një rrezik serioz jo vetëm për drejtuesin e mjetit, por edhe për të gjithë ata që lëvizin në drejtimin e kundërt.

Pamjet janë siguruar nga denoncuesi dhe i lihen në vëmendje autoriteteve përkatëse për verifikim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit