28-vjeçari në Shkodër paketonte kanabisin si “Candy surprise” dhe e shiste pranë shkollave

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2026, 10:58

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi u kap me kanabis në automjetin e tij, ndërsa kontrolli i mëtejshëm në banesë zbuloi një tjetër sasi të lëndës narkotike, të ndarë në doza dhe të paketuar për shitje.

Në total, uniformat blu sekuestruan rreth 1.5 kilogramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte në formë xhelatinoze. Disa prej dozave ishin vendosur në qese me mbishkrimin “Candy Surprise”.

Gjatë kontrollit, policia gjeti gjithashtu peshore elektronike dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për paketimin me vakum të lëndës narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti dhe telefoni celular i të riut.

Sipas Policisë së Shkodrës, 28-vjeçari dyshohet se siguronte kanabisin dhe më pas e ndante në doza për ta shitur.

Ajo që e bën më shqetësues rastin është dyshimi se lënda narkotike ishte destinuar për t’u shitur kryesisht pranë perimetrit të sigurisë së shkollave në Shkodër.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë veprimtarinë e dyshuar kriminale dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit