Thirrja “Jo në emrin tim” po përhapet edhe në diasporë. Gjatë ditës së sotme, shqiptarët pritet të mblidhen në Gjermani, Zvicër dhe Suedi në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas platformës “Liria ka Emër”, tubime janë paralajmëruar në Mynih, Aachen, Lozanë dhe Malmö. Në Mynih protesta nis në orën 17:30, në Aachen është paraparë nga ora 14:00 deri në 17:00, në Lozanë nga ora 15:00, ndërsa në Malmö nga ora 14:00. Organizatorët kanë bërë thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Protestat vijnë pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet, gjithsej 81 vjet. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet.