Dëshmia e 21-vjeçarit dibran që kërcënoi biznesmenin për 50 mijë € në Bitcoin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.10.2026, 10:26

Detaje të reja janë zbardhur për kërcënimin ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi, për të cilin është arrestuar 21-vjeçari Engjëll Karoshi, themelues i Këshillit Vendor Rinor Dibër. Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve, i riu ka pranuar se ka vendosur kutinë e dyshimtë në karburant, duke deklaruar se e kishte bërë për t’i bërë presion biznesmenit dhe për t’i marrë paratë. Karoshi ka treguar gjithashtu se e njihte Shulkun, pasi kishte shoqëri me djalin e tij.

Sipas hetimeve, 21-vjeçari kishte shkuar në këmbë pranë karburantit dhe kishte vendosur kutinë, e cila pretendohej se përmbante lëndë plasëse. Më pas, ai dyshohet se hoqi rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh, për t’u kthyer më vonë pranë vendit të ngjarjes dhe për të parë ndërhyrjen e policisë. Fillimisht, ai dhe persona të tjerë që ndodheshin aty u shoqëruan për t’u marrë në pyetje, ndërsa hetuesit analizuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe rindërtuan lëvizjet e autorit.

Në letrën e lënë me kutinë, biznesmenit i kërkoheshin 50 mijë euro, të cilat duhej të transferoheshin në Bitcoin në një adresë të përcaktuar. Kutia u kontrollua dhe u neutralizua nga specialistët e RENEA-s, por rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë plasëse. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit