SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut, çfarë deklaronte pak javë më parë për KAYO-n

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.10.2026, 07:26

SPAK ka zgjeruar veprimet hetimore në kuadër të çështjes KAYO, duke ushtruar kontrolle edhe në banesën e administratorit të kompanisë shtetërore, Ardi Veliu. Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar telefonin e tij, i cili pritet t’i nënshtrohet ekspertimit për të verifikuar komunikimet dhe të dhënat që mund të kenë lidhje me hetimin.

Sekuestrimi rikthen në vëmendje deklaratat që Veliu bëri më 10 shtator, kur u pyet për pretendimet lidhur me një skemë të dyshuar të trafikut të armëve. Administratori i KAYO-s mohoi përfshirjen e kompanisë, duke deklaruar: “Nuk jemi përfshirë në trafik armësh. Zero”. Ai tha gjithashtu se fabrikat e marra në pronësi nga KAYO nuk kishin nisur aktivitetin prodhues dhe foli për projektin e investimit prej 15 milionë eurosh për rivitalizimin e ish-uzinës së traktorëve.

Kontrollet e SPAK janë shtrirë edhe në banesën e biznesmenit Ron Yeffet, në ambientet e lidhura me Arjeta Pucën dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku janë sekuestruar dokumente e materiale të tjera. Hetimi lidhet me pretendime të bëra publike përmes audiopërgjimeve të Arben Ahmetajt, ndërsa materialet e sekuestruara pritet të analizohen nga hetuesit. Deri në këtë fazë, kontrollet dhe sekuestrimet janë veprime hetimore dhe nuk përbëjnë konstatim fajësie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit