Qeveria i hap rrugë ndryshimeve në Ligjin për Specialen, vendimi shkon në Kuvend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.10.2026, 23:17

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në mbledhjen e mbajtur sot, ekzekutivi i është përgjigjur kërkesës së Kuvendit të Kosovës të datës 23 shtator 2026, për Projektligjin nr. 11/L-001, i cili synon ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në kuadër të këtij procesi do të jepen vlerësimi për përputhshmërinë e projektligjit me acquis të Bashkimit Evropian, ndikimi buxhetor si dhe opinioni ligjor për përmbajtjen e tij.

“Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës [...] për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qeverisë.

Çështja e Dhomave të Specializuara është rikthyer fuqishëm në debatin institucional në Kosovë gjatë ditëve të fundit, ndërsa Kuvendi më 28 shtator miratoi edhe një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Speciales.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit