Protestuesit marshojnë drejt Qytetit Studenti: Nuk jeni vetëm!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.10.2026, 22:43

Në ditën e 125-të të protestës, marshimi i përnatshëm i qytetarëve është zhvendosur këtë herë drejt Qytetit Studenti, ku protestuesit kanë shprehur solidaritetin e tyre me studentët që rrezikojnë të largohen nga godinat 28 dhe 29.

Pas situatës së krijuar ditën e sotme, ku studentët u përballën me mbylljen e godinave dhe detyrimin për t’u zhvendosur, protestuesit kanë shkuar pranë konvikteve për t’u dhënë mbështetje.

Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, dëgjohen protestuesit duke thirrur në kor “Nuk jeni vetëm!”, në një mesazh solidariteti ndaj studentëve dhe kundërshtimit të vendimit për largimin e tyre nga godinat ku ishin akomoduar.

Prej 125 ditësh, qytetarët vijojnë protestën kundër qeverisë dhe sistemit politik, ndërsa gjatë marshimeve të përnatshme kanë ndalur në pika të ndryshme për të shprehur shqetësimet e tyre për problematikat që prekin qytetarët.

Këtë herë, një pjesë e marshimit u fokusua te studentët e Qytetit Studenti, të cilët tashmë përballen me pasigurinë për akomodimin e tyre, pavarësisht se bëhet fjalë për një shërbim për të cilin paguajnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit