U hodh në det për të shpëtuar një fëmijë, Xhenana shpallet “Heroina e muajit shtator”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.10.2026, 15:29

Një shqiptare në New Jersey është shpallur “Heroina e Muajit” për shtatorin, pasi u hodh në oqean për të shpëtuar një fëmijë që po rrezikonte të mbytej.

Bëhet fjalë për Xhenana Lanica, e cila më 7 shtator po kalonte kohë me familjen e saj në plazhin e Long Branch, kur dëgjoi thirrjet për ndihmë.

Dy vëllezër, rreth 8 dhe 10 vjeç, ishin marrë nga një rrymë e fortë dhe po tërhiqeshin drejt ujërave më të thella.

Xhenana nuk hezitoi. Ajo u fut në det dhe arriti të ndihmonte 8-vjeçarin të kthehej në breg, ndërsa një tjetër person ndërhyri për të shpëtuar vëllain e tij.

Fatmirësisht, të dy fëmijët shpëtuan dhe u rikthyen pranë familjes së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit