Manatia në flakë që prej mbrëmjes së djeshme, zjarri ende jashtë kontrollit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.10.2026, 14:47

Prej mbrëmjes së djeshme, fshati Manati në Lezhë është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv edhe pas shumë orësh.

Pamjet që mbërrijnë në redaksinë e JOQ Albania tregojnë tymin dhe flakët që kanë përfshirë zonën, ndërsa situata vijon të jetë shqetësuese për banorët.

Dhe këtu lind pyetja që qytetarët kanë të drejtë t’ua bëjnë institucioneve: Lezha ka zjarrfikëse, por pse një zjarr që ka nisur që prej mbrëmjes vijon ende të mos jetë neutralizuar?

Nuk bëhet fjalë për një vatër që u shfaq pak minuta më parë. Flakët kanë pasur gjithë natën kohë të përhapen, ndërsa çdo orë që kalon rrit rrezikun që zjarri të dalë jashtë kontrollit dhe të afrohet drejt zonave të tjera.

Në një vend ku çdo verë përsëritet e njëjta histori, pyetja nuk është më nëse ka zjarrfikëse. Pyetja është nëse ka kapacitete dhe reagim në kohë për ta përballuar zjarrin përpara se të kthehet në katastrofë.

Manatia vazhdon të digjet. Banorët presin ndërhyrje dhe një përgjigje konkrete nga strukturat përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit