Erion Braçe sherr me protestuesit te Kryesia e Kuvendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.10.2026, 13:06

Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur paraditen e sotme me protestuesit te Kryesia e Kuvendit. Banorët ndodheshin aty për të protestuar kundër shkrirjes së Bashkisë Memaliaj dhe bashkimit të saj me Tepelenën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve po diskutoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale.

Në momentin që Braçë me telefon në vesh ishte brenda derës hyrëse në territorin e Kryesisë së Kuvendit, kundër tij u hodhën thirrje si “o hajdut”. Teksa Braçe po kalonte për t’u futur në selinë e Kuvendit, qytetarët kanë shprehur indinjatën ndaj tij, duke e kundërshtuar në cilësinë e deputetit të Partisë Socialiste. Situata është tensionuar dhe njëri prej banorëve i ka hedhur ujë në fytyrë deputetit.

Protesta e banorëve lidhet me kundërshtimin e ndryshimeve të propozuara për organizimin territorial të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit