Shqiponja zhduket nga Korabi, shfaqet flamuri maqedonas/ Kryetari i Kumanovës publikon foton: “Korab, Macedonia, our pride”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.10.2026, 12:08

Polemika në majën e Korabit. Vetëm dy ditë pasi në rrjet u bë virale një strukturë metalike me shqiponjën dykrenare, më 29 shtator u publikuan pamje ku në zonën e majës shihet flamuri i Maqedonisë së Veriut.

Fotografia është publikuar edhe nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili e shoqëroi atë me mbishkrimin: “Korab, Macedonia, our pride”. Dimitrievski aktualisht mban postin e kryetarit të Kumanovës.

Ngjarja ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse flamuri është vendosur pikërisht në të njëjtën pikë ku ndodhej shqiponja. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kishin deklaruar më herët se struktura me shqiponjën dykrenare ishte vendosur në anën shqiptare të majës së Korabit.

Deri tani nuk është bërë publik ndonjë sqarim i plotë institucional për rrethanat e heqjes së strukturës apo vendosjes së flamurit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit