Arrestohet këngëtari fierak Erind Xhaferi, ngacmonte të miturat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.10.2026, 10:24

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative për një rast të dyshuar për përndjekje dhe kryerje të veprimeve të turpshme ndaj vajzave të mitura. Sipas të dhënave paraprake, disa të mitura dyshohet se kanë qenë nën vëzhgim dhe janë ndjekur në mënyrë të përsëritur.

Mësohet se informacioni është përcjellë në sallën operative të Policisë përmes një telefonate të bërë nga vajzat, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier. Pas verifikimeve në terren, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar në flagrancë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për kryerjen e veprimeve procedurale.

Sipas të dhënave paraprake, Xhaferi dyshohet për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”. Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit