“Zjarrfikësja nuk ka nga futet”/ Flakët rrethojnë zonën në Rrilë, Lezhë, qytetari kërkon ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.10.2026, 21:11

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë emergjente të krijuar nga zjarri në Rrilë të Lezhës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen flakë të mëdha dhe tym i dendur që kanë përfshirë zonën, ndërsa zjarri shtrihet në të dyja anët e rrugës.

Sipas denoncuesit, mjeti zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, por e ka të vështirë të afrohet te vatra për shkak të flakëve që kanë rrethuar rrugën dhe zonën përreth.

Qytetari ngre shqetësimin se pak më tej ndodhen edhe bombula gazi, duke paralajmëruar për rrezik të shtuar për banorët dhe personat që ndodhen pranë zonës.

“Vetëm me helikopter mund të ndërhyjnë, se zjarrfikësja nuk ka nga futet nga zjarri”, shprehet denoncuesi.

Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për vënien nën kontroll të flakëve dhe për shmangien e çdo rreziku për jetën e banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit