Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor në Fushë-Krujë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me forcë të madhe pas trafikndarëses së rrugës. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke i shkaktuar mjetit dëmtime të rënda materiale dhe duke bërë që dy pasagjerët të ndërrojnë jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të hedh dritë më tepër mbi rrethanat e aksidentit.