Tifozët turq nderojnë fëmijët e vrarë në Gaza gjatë ndeshjes

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.10.2026, 16:58

Një mesazh i fuqishëm është përcjellë dje në stadiumin e Konyasporit, gjatë ndeshjes miqësore mes Konyasporit dhe Palestinës, të zhvilluar në Konya të Turqisë.

Tifozët turq kanë shpalosur një tifo gjigante në nderim të fëmijëve palestinezë të vrarë, duke vendosur në qendër të koreografisë imazhin e Mohammed al-Durrah, 12-vjeçarit palestinez, dhe babait të tij.

Mohammed al-Durrah u vra më 30 shtator 2000, së bashku me babain e tij, në një ngjarje që u bë një prej imazheve më të njohura të konfliktit izraelito-palestinez.

26 vite më vonë, në të njëjtën datë, tifozët e Konyasporit zgjodhën ta përkujtojnë atë dhe fëmijët palestinezë të vrarë përmes një koreografie të madhe në shkallët e stadiumit.

Në stadium u shfaqën edhe emrat e fëmijëve palestinezë të vrarë, ndërsa tifozët hodhën lodra në fushë në shenjë nderimi për ta.

Një ndeshje futbolli u kthye kështu edhe në një moment përkujtimi për fëmijët që kanë humbur jetën gjatë konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit