Turistët elitar, zhvishen dhe lahen në mes të rrugës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.10.2026, 15:17

Ja edhe një tjetër pamje nga “turizmi elitar” që prej vitesh na serviret si sukses i madh.

Një çift turistësh janë filmuar duke u larë me shishe uji, në mes të rrugës, sikur të ishin në oborrin e shtëpisë dhe jo në një hapësirë publike.

Fillimisht zhvishët burri dhe nis “dushin” me shishe, ndërsa pak më vonë të njëjtin ritual e përsërit edhe gruaja. Të dy duket se e kanë kthyer këtë skenë në një rutinë të zakonshme.

Spa-ja me 5 yje, versioni shqiptar: një shishe ujë, dy turistë dhe rruga si dhomë dushi.

Në fjalime flitet për “turistë elitarë”, standarde europiane dhe Shqipërinë si destinacion luksoz. Por në terren, kamerat vazhdojnë të sjellin pamje që nuk ngjajnë fort me broshurat turistike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit