Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj: Liria ka emër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.10.2026, 14:21

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kosovë në kuadër të turit të saj në Ballkan. Mbërritja e saj në Prishtinë është shoqëruar me tensione, pasi disa qytetarë kanë bllokuar rrugën nëpër të cilën po kalonte eskorta e saj.

Për shkak të situatës, eskorta e Presidentes së Komisionit Evropian është detyruar të vijojë lëvizjen përmes një rruge alternative. Ndryshimi i itinerarit ka shkaktuar vonesa në oraret e parashikuara të agjendës së von der Leyen në Prishtinë.

Ndërkohë, një grup të rinjsh janë mbledhur në protestë me pankarta në duar, duke shprehur mbështetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi dhe bllokimi i rrugës kanë sjellë ndryshime në lëvizjen e eskortës dhe në axhendën e vizitës së zyrtares së lartë evropiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit