Lideri i cilësisë, Big Market shet produkte të hapura dhe me erë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.10.2026, 13:57

Një denoncim i ardhur në redaksinë e JOQ Albania ngre pikëpyetje serioze për kushtet e ruajtjes dhe higjienën në një pikat Big Market, konkretisht te Pallatet Çabej.

Sipas pamjeve dhe dëshmisë së qytetarit, një sallam ishte lënë i hapur, i ekspozuar dhe i vendosur mes produkteve të tjera, ndërsa nga zona vinte një erë e rëndë.

Pra, një produkt ushqimor që duhet të ruhet dhe trajtohet me kujdes, raportohet se qëndron i hapur në mes të produkteve, duke lënë konsumatorët të përballen edhe me një aromë që ngre dyshime për gjendjen e tij dhe punonjësit e pikës të cilët nuk e kanë konstatuar një aromë të tillë.

A është kjo mënyra se si Big Market garanton sigurinë ushqimore për klientët e tij dhe mban liderin për cilësi? Kush kontrollon produktet që hidhen në banak dhe kush mban përgjegjësi kur një ushqim që duhet të jetë i sigurt për konsumatorin lihet në këto kushte?

Konsumatori shkon në supermarket për të blerë ushqime, jo për të bërë “hetim” se çfarë mund të jetë prishur apo sa kohë ka qëndruar i hapur.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me skandale të pikave të socialistit Vullnet Sina dhe ortakëve të tij, të cilët helmojnë dhe vjedhin qinarkat e fundit të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit