Do merret në pyetje, Ad Hila: Jam i tronditur, kamerat janë hakeruar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.10.2026, 10:53

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për kompozitorin Adrian Hila, në kuadër të hetimeve për videot me përmbajtje intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale. Efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar, por nuk e kanë gjetur aty.

Sipas Policisë, Hila është kontaktuar më pas në telefon dhe është shprehur se është i tronditur nga publikimi i materialeve, duke pretenduar se është hakeruar. Ai ka deklaruar se do të paraqitet në ambientet e Policisë sapo të mbërrijë në Tiranë, për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, Krimi Kibernetik ka nisur verifikimet për përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar mënyrën se si videot kanë përfunduar online dhe nëse pas publikimit qëndron një ndërhyrje e paautorizuar në pajisjet apo llogaritë personale.

Kujtojmë se në një sekuencë të videove intime, Ad Hila dëgjohet duke i thënë një prej burrave me të cilin kryen marrëdhënie treshe se kamera është alarm: “Është alarm Demo, për kokë të... unë këtu fle me gocën time”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit