Qytetarët që do të marrin pjesë sot në marshin e organizuar në Prishtinë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mund ta përdorin transportin publik pa pagesë.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se autobusët publikë do të jenë falas nga ora 14:00 deri në 20:00, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe pjesëmarrjes së tyre në marsh.
Marshi pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh në kryeqytet. Organizatorët dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se protesta lidhet me kundërshtimin e zhvillimeve dhe vendimeve të fundit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.