Policia vazhdon avazin: Gjoba “ca të babës e ca të nënës” për qytetarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.10.2026, 00:01

Gjobat e Policisë Rrugore po kthehen në një shqetësim madhor për qytetarët, të cilët denoncojnë çdo ditë se ndëshkohen vetëm ata, ndërsa shkelës të tjerë kalojnë të paprekur për shkak të lidhjeve apo njohjeve me strukturat shtetërore.

Një rast i tillë është vënë re së fundmi në zonën e Urgjencës pranë QSUT-së, ku një qytetar është gjobitur për parkim, ndërkohë që një rresht i tërë makinash ngjitur me të mbetën pa asnjë masë ndëshkimore. Pjesë e këtij rreshti ishin automjete të Bashkisë, si dhe makina të tjera që mbanin shenja dalluese njohjeje, duke dëshmuar hapur aplikimin e praktikës "ca të babës e ca të nënës".

Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi barazinë para ligjit dhe mënyrën se si Policia e Shtetit ushtron detyrën. Qytetarët nuk duhet të trajtohen “disa të nënës e disa të njerkës”, pasi selektiviteti dëmton besimin tek institucionet dhe zbeh autoritetin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit