Banorët e fshatit Prosek në Mirditë kanë denoncuar përmes një videoje mungesën e energjisë elektrike, duke kërkuar që shqetësimi i tyre të bëhet publik.
Sipas banorëve, fshati ndodhet rreth 6 kilometra larg qytetit, por prej kohësh përballen çdo natë me ndërprerje të energjisë elektrike.
Ata thonë se kanë telefonuar edhe drejtorin e OSSH-së për të kërkuar një zgjidhje, por sipas tyre, nuk kanë marrë përgjigje dhe problemi vijon të mbetet i pazgjidhur.
“Çdo natë e njëjta situatë. Faturat i paguajmë, e drita s’kemi”, shprehet një prej banorëve.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të garantuar furnizim të rregullt me energji elektrike dhe zgjidhjen e problematikës.