28-vjeçari që shiste drogë pranë shkollave të Tiranës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2026, 13:38

Personi në foto është Orges Ferazini, 28 vjeç, i arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”. Ferazini ishte një nga 14 personat e shpallur në kërkim në lidhje me rrjetin e shpërndarjes së drogës pranë shkollave të Tiranës, ku sipas policisë janë identifikuar 52 shpërndarës të organizuar në 8 grupe.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën “Rreshit Petrela”, policia sekuestroi 2 pistoleta pa leje dhe municion luftarak, si dhe 363 gramë kokainë të ndarë në 235 doza dhe një peshore elektronike. Sipas autoriteteve, lënda narkotike dyshohet se ishte përgatitur për shitje.

Ferazini ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përfshirjes së tij dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Ai prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit