Drejtoresha Lindita Kërtusha pezullon mësimin për mbledhjet e Emiriana Sakos

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.09.2026, 12:48

Një denoncim i rëndë i mbërritur nga prindërit e fëmijëve që studiojnë në shkollën e mesme "Rexhep Mezini" në Ishëm nxjerr në dritë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të hapur të institucioneve arsimore për interesa partiake.

Më datë 29 shtator, procesi mësimor në këtë shkollë është pezulluar plotësisht. Arsyeja? Jo për ndonjë avari apo emergjencë, por për të mbajtur një takim politik me qindra banorë të zonës, ku e pranishme ka qenë vetë Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

Sipas denoncimit të prindërve, ky aktivitet është mundësuar nga drejtoresha e re e shkollës, Lindita Kërtusha, e emëruar vetëm pak javë më parë. Pas këtij emërimi, sipas denoncuesve, qëndron bashkëshorti i saj, Klodian Kërtusha, aktualisht këshilltar në Bashkinë e Durrësit dhe pjesë e rrethit të ngushtë të kryebashkiakes Sako.

Prindërit e konsiderojnë këtë një "qokë politike" të pastër: shkolla ku gruaja është drejtoreshë përdoret si sfond për propagandën e kryebashkiakes, ndërsa nxënësit mbesin pa mësim.

Pavarësisht kuadrit ligjor, takimi jo vetëm që është zhvilluar në mes të ditës mësimore, por fotot nga aktiviteti janë shpërndarë pa asnjë ngurrim edhe në faqet zyrtare të vetë Kryebashkiakes Sako.

Prindërit e shqetësuar kërkojnë reagim urgjent nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe nga Inspektoriati Arsimor, për të marrë masa ndaj këtij shpërdorimi të detyrës dhe për të garantuar që ambientet e dijes të mos kthehen në zyra elektorale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit