Gjatë muajit korrik 2026 në Kosovë janë regjistruar më shumë martesa, por edhe më shumë shkurorëzime krahasuar me muajin e kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, në korrik janë kurorëzuar 1 mijë e 344 çifte, brenda dhe jashtë Kosovës. Numri i martesave është rritur me 5.1% krahasuar me qershorin. Por në të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 168 shkurorëzime, duke shënuar një rritje prej 14.3% në raport me muajin paraprak.
Shifrat tregojnë se krahas rritjes së martesave, edhe numri i çifteve që po i japin fund martesave ka shënuar rritje gjatë kësaj periudhe.