Një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë ka ndodhur në burgun e Domokosit, në Greqinë qendrore, duke lënë gjashtë persona të plagosur. Sipas mediave lokale, konflikti shpërtheu pasditen e djeshme, kur një grup të burgosurish shqiptarë u përplas me një grup algjerianësh.
Nga përleshja mbetën të plagosur pesë algjerianë dhe një shtetas sirian, të moshave 26 deri në 41 vjeç. Njëri prej të plagosurve ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe është transportuar në spitalin e Lamias, ku ndodhet në terapi intensive. Gjendja e tij raportohet e rëndë.
Deri tani, autoritetet greke nuk kanë bërë të ditur shkakun që çoi në përplasjen mes dy grupeve. Ngjarja shënon incidentin e tretë të këtij lloji në burgun e Domokosit gjatë gjashtë javëve të fundit, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë brenda institucionit penitenciar.