Tritol lokalit në Fllakë të Durrësit, pronarët: S’kemi konflikte

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2026, 09:53

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë të Durrësit, në derën e një lokali në pronësi të Ramazan dhe Erjon Ballës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, në një kohë kur biznesi ishte i mbyllur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas burimeve, dy pronarët kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk kanë pasur konflikte apo kërcënime të mëparshme. Gjithashtu, mësohet se ata nuk rezultojnë të kenë precedentë penalë. Për momentin mbetet e paqartë arsyeja e vendosjes së lëndës plasëse dhe nëse shpërthimi ka qenë i qëllimshëm ndaj biznesit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur mbledhjen e provave dhe verifikimin e kamerave të sigurisë në zonë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit