Ngjarje e rëndë në Klinë, dyshohet se i riu 23-vjeçar humbi jetën pas vetëlëndimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2026, 09:17

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së hënës fshatin Jelloc të Klinës, ku një 23-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se rasti është denoncuar rreth orës 06:20, ndërsa në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe emergjenca mjekësore.

Viktima është identifikuar si Floralb Zeka, 23 vjeç, i cili është gjetur nga një familjar i afërt.

Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëlëndim me pasojë vdekjen, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar se i riu nuk kishte shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe njësitë e forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Humbja e 23-vjeçarit ka shkaktuar dhimbje te familjarët dhe të gjithë ata që e njihnin të riun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit