Goditet call center-i mashtrues në Tiranë! 4 në pranga, pronari në kërkim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.09.2026, 09:26

Një tjetër call center i dyshuar për mashtrime online është goditur në Tiranë, në kuadër të operacionit policor “INVESTING”. Policia ndërhyri në një ambient në Rrugën e Kavajës, ku u kapën në flagrancë dhe u arrestuan katër persona: Emirjon Xhafa, 40 vjeç, Genci Ndoni, 42 vjeç, Ekzon Dervishi, 32 vjeç dhe Eroll Hyslihaka, 31 vjeç. Pronari i ambientit, Taulant Beleraj, 45 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa një 23-vjeçare po procedohet në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve paraprake, grupi dyshohet se mashtronte qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian përmes platformave online, duke u ofruar investime fiktive. Pasi viktimat humbnin paratë, të dyshuarit dyshohet se i kontaktonin sërish, duke u prezantuar si avokatë dhe duke u premtuar rikuperimin e shumave, ndërsa u kërkonin pagesa të tjera nga 5 mijë deri në 10 mijë euro. Në ambientin e sekuestruar u gjetën edhe materiale me të dhënat e personave që dyshohet se ishin mashtruar.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 13 njësi kompjuterike, 19 telefona celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale. Autoritetet po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës për dokumentimin e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit