Pa rrymë deri në 9 orë e gjysmë, KEDS publikon listën e zonave që preken të mërkurën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2026, 00:08

Mijëra familje në disa qytete të Kosovës do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike të mërkurën, më 30 shtator. KEDS ka njoftuar se ndërprerjet janë të planifikuara për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit, investimeve dhe punimeve teknike.

Ndërprerjet më të gjata do të jenë në Prishtinë, ku disa zona do të mbesin pa energji nga ora 08:30 deri në 18:00. Në këtë listë përfshihen pjesë të rrugës UÇK, Arbërisë, Pandora, Banesat e Novosellëve, zona e Xhamisë së Llapit, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Shkolla “Emin Duraku” dhe Spitali i Mushkërive.

Pa energji do të mbesin edhe zona në Podujevë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Gjilan, Ferizaj, Rahovec, Shtime dhe Viti. Në Mitrovicë ndërprerja pritet të zgjasë rreth 8 orë e gjysmë, ndërsa në disa fshatra të Gjilanit dhe zonave përreth do të ketë mungesë të energjisë për disa orë gjatë ditës.

Sipas KEDS, punimet kanë për qëllim modernizimin dhe sigurinë e rrjetit elektrik, ndërsa qytetarët janë njoftuar që të marrin masat e nevojshme përpara ndërprerjeve të planifikuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit