Momente tensioni janë regjistruar në zonën e Sheshit Shën Pjetër në Romë, gjatë ndërhyrjes së karabinierëve për të ndaluar një person që ndodhej në gjendje të acaruar.
Situata është përshkallëzuar gjatë momentit të ndërhyrjes, teksa efektivët po përpiqeshin të neutralizonin personin. Në kaosin e krijuar, një prej karabinierëve është përplasur aksidentalisht nga kolegët e tij.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë momentet e tensionuara të ndërhyrjes, ku gjithçka ndodh brenda pak sekondash.
Ende nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen e efektivit apo personit të ndaluar, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.