Diaspora dërgon 692 milionë euro në Kosovë për 8 muaj, remitancat shënojnë rritje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2026, 17:01

Mërgata vazhdon të ketë rol të madh në ekonominë e Kosovës. Sipas të dhënave të publikuara, remitancat e dërguara nga diaspora gjatë periudhës janar-gusht 2026 kanë arritur në rreth 692 milionë euro.

Kjo shumë paraqet një rritje prej 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se këto mjete kanë ndikim të drejtpërdrejtë te familjet kosovare, duke ndikuar në konsum, kursime dhe investime.

Sipas saj, gjatë dekadës së fundit remitancat kanë përbërë mesatarisht rreth 12-14% të Produktit të Brendshëm Vendor të Kosovës, duke mbetur një nga burimet kryesore të mbështetjes financiare për shumë familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit