Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën e Prushit, në Tiranë.
Sipas informacionit të mbërritur në JOQ, zjarri është i përmasave të mëdha dhe flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit dhe nëse ka dëme të shkaktuara. Situata vijon të monitorohet, ndërsa pritet ndërhyrja për shuarjen e plotë të flakëve.
Zjarre në zona të tilla dyshohet se janë të qëllimshme.